Prokuroria Publike ka njoftuar se pas aktiviteteve të ndërmarra nga ana e zyrtarëve policor të SBP Shkup, në rrethinën e Shkupit është gjetur i pajetë trupi i të miturës Vanja Gjorgjievska, e cila ishte denoncuar si e zhdukur më 27.11.2023, ndërsa në rrethinën e Velesit nga ana e zyrtarëve policor është gjetur trupi i P.ZH (74) nga Velesi, i cili më 24.11.2023 ishte denoncuar si i zhdukur, raporton SHENJA.
Në lidhje me të dyja rastet nga prokuroria thonë se janë të dyshuar pesë persona, tre prej të cilëve kërkohet paraburgim, një është jashtë shtetit, dhe një për momentin është në stacion policor.
Më parë, në lidhje me veprat penale është gjetur i djegur një makinë “Citroen” dhe pas ekspertizave janë siguruar materiale për përfshirjen e personave dhe pas dokumentimit të plotë kundër tyre do të ketë kallëzime penale adekuate.
Data 11.05.2025
Aktuale
- Konflikti në Pogradec/ Policia arreston 2 nga personat që dhunuan familjarët e komisionerit, shpallen në kërkim 4 të tjerë
- VIDEO/ Incidenti dhe konflikti në “zyrën e PS” në ish-Bllok, shoqërohen tre persona
- Zbulohet se kur vjen Samsung Galaxy S25 Edge
- Vatikan/ Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe në Gazë dhe Ukrainë
- Shqipëria zgjedh Parlamentin e ri! Përfundon procesi i votimit, pritet rezultati i KQZ-së për pjesëmarrjen në rang vendi
- (VIDEO) Ambasadori polak: Po punojmë për afrimin e qëndrimeve të Shkupit dhe Sofjes
- MPB Maqedoni propozon gjoba për këmbësorët që përdorin kufje, telefona ose orë inteligjente
- Florenc Çapja kërkoi leje për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit, Gjykata rrëzon kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm! Ja arsyeja