Një shtetase e huaj është gjetur e vrarë në një banesë të marrë me qira në kryeqytet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Gjon Muzaka”, pranë bllokut të ambasadave, ku në një banesë u gjet një 30 vjeçare e huaj e vrarë.
Në trupin e saj u konstatuan plagë të shkaktuara me thikë.
Trupi i viktimës do i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Ende nuk dihet autori dhe motivi i kësaj ngjarje të rëndë.