Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të madhe të armëve në Han të Elezit. Sipas komunikatës së Policisë për rajonin e Ferizajt, ato ishin në pronësi të A.V., 37 vjeç, shtetas i Kosovës, transmeton Gazeta Lajm.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Komunikata e plotë e policisë:
Pas pranimit të informatave nga tereni se i dyshuari A.V.(m/sh/k 37 vjeç),mund të
ketë në posedim armë të paautorizuara , hetuesit policor nga stacioni policor Hani i Elezit në bashkëpunim me njësitë tjera relevante, kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar:
-1 pushkë automatike AK-47
-2 pushkë M-48
-1 pushkë gjuetie 12mm
– 14 mina befasuese kundër këmbësorisë
-13 granata dore
– 30 karikatorë të zbrazët
– 2472 fishekë të kalibrave të ndryshëm
-2 palë dylbi
-3 thika
-1 boks hekuri
Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje prej 48 orë.