Tregtia me njerëz është një problem mjaft shqetësues, i cili nuk prek vetëm Maqedoninë, por edhe shtete fqinje. Në bazë të rezultateve të arritura nga hulumtimet e bëra së fundmi, numri i viktimave të trafikimit është mbi 140, në shtete fqinje, ndërsa 6 në Maqedoni.
Në konferencën e sotme të Shoqatës për aksion kundër dhunës dhe tregtisë me njerëz “Porta e Hapur”), u paralajmërua fushata një mujore për rritjen e vetëdijes tek qytetarët për paraqitjen e rasteve të trafikimit me njerëz, u tha se më shumë rrezikohen femra, e posaçërisht ato me të reja në moshë.
“Të gjithë viktimat e vitit të kaluar janë të gjinisë femërore, prej të cilave tri janë minorene dhe tre persona të rritur. Pesë nga viktimat janë me shtetësi të Maqedonisë dhe vetëm një me shtetësi të huaj. Pesë prej tyre kanë qenë të abuzuara seksualisht dhe njëra ka qenë e detyruar me martesë. Porta e Hapur (La Strada) me qëllim që të ngritë vetëdijen dhe t’i inkurajojë ata të cilët janë të prekur nga ky problem, organizon fushatë me të cilën do të tentojë sërish ta aktualizojë çështjen për tregti me njerëz”- u tha më tej në konferencën e sotme ( e hënë).
Fushata fillon me karavan nëpër shkolla të mesme në disa qytete nëpër Maqedoni si në Tetovë, Gostivar, Ohër, Strugë, Kumanovë, Shtip, Gjevgjeli dhe ajo finale do të jetë në Shkup. Aktivitete shtesë të ndryshme parandaluese do të zbatohen në lokacione frekuentuese dhe do të shpërndahen materiale parandaluese.” Porta e Hapur” do të ftojë personalitete nga jeta publike që të përfshihen dhe të japin mbështetjen e tyre për aktivitetet.
Fushata njëmujore “‘Çfarë sheh? Bëhu zëri i tyre! në Portën e Hapur është drejtuar ndaj opinionit të përgjithshëm dhe ka për qëllim ta ngritin ndërgjegjen publike dhe t’i nxisin qytetarët të kërkojnë këshillë, informacion dhe të denoncojnë tregti me njerëz./ Almakos.com/
Evi Shkopi
Almakos.com