Siç bëri të ditur sot Enti Shtetëror për Statistikë, eksporti i mallrave nga Maqedonia, në pesë muajt e parë të këtij viti arrin 1.964.512.000 euro dhe shënon rritje prej 15,1 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e mallit të importuar, megjithatë, arrin 2.710.765.000 euro, që është për 12,1 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Deficiti tregtar, në periudhën janar-maj të këtij viti arrin 746.253.000 euro. Mbulimi i importit me eksportin, në pesë muajt e parë të këtij viti arrij 72,5 për qind. Këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se në eksport, më e madhe është pjesëmarrja e katalizatorëve të bartësve me metalet e çmuara ose komponimet e tyre, setet e përçuesve për ndezje dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, feronikel dhe veshje. Në import, më shumë janë të përfaqësuar platini dhe legurat e platinit, të papërpunuar ose pluhur, vajrat e naftës dhe vajrat e marra nga mineralet bitumioz (përveç lëndëve të para), metale tjera nga grupi i platinit dhe legurat e tyre, të papërpunuara dhe në formë të pluhurit dhe energjia elektrike. Në periudhën janar-maj të këtij viti, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit të jashtëm-tregtar, Maqedonia më së shumti ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë.
Data 28.03.2026
Aktuale
- Janë privuar nga liria 12 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, shtatë kanë vozitur pa patentë shoferi
- FOTO/ Aksident në rrugën Korçë-Pogradec, makinat përplasen mes tyre dhe bëhen copash, 2 fëmijë përfundojnë në spital! Ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore
- Gazetarja Lala: SPAK ka vënë nën hetim një deputete të PS, besoj se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete
- Mexhiti: Anketa dëshmon rritjen e VLEN-it dhe besimin e qytetarëve
- Leksioni nga Shkupi
- Përfaqësuesit e shoqatës “Köprü” në Turqi: Realizuan takime miqësore me sektorin civil dhe përfaqësuesit shtetëror
- (VIDEO) Kryeministri: Rritja e çmimit të derivateve ka rritur shitjen e tyre
- Irani sulmon aeroportin kryesor të Kuvajtit – pamje

