Dy persona janë arrestuar nga policia e Tetovës pasi gjatë kontrollit të shtëpive të tyre janë gjetur më shumë paketime marijuane dhe armë zjarri.
Siç kumtoi MPB-ja, dje në bazë të urdhrit gjyqësor, nëpunësit policorë nga SPB Tetovë kanë kontrolluar shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të E.M (52) nga Jazhinca e Tetovës.
Gjatë kontrollit në njërën prej dhomave janë gjetur 29 paketime me marijuanë, të mbështjella me celofan, me peshë prej rreth 30 kilogramë, peshore digjitale, një plumb të kalibrit 7.62 milimetra, dy plumba të kalibrit të panjohur me madhësi të ndryshme dhe një qese e vogël celofani me hashash.
Sendet e gjetura me vërtetim janë konfiskuar dhe dorëzuar për ekspertizë, ndërsa E.M është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policor në Tetovë për procedurë të mëtejme.
Gjithashtu dje në bazë të urdhrit gjyqësor të marrë paraprakisht, është bërë kontroll edhe në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të M.S (39) në Tetovë. Me ç’rast janë gjetur dy armë zjarri, të cilat i ka poseduar pa leje, një të markës “Valter P99” me karikator me pesë plumba, të kalibrit 5 milimetra, ndërsa tjetri “Zastava” me karikator me shtatë plumba, me kalibër prej 6.35 milimetra. Pas kësaj M.S është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policorë në Tetovë. Pas dokumentimit të tërësishëm të rasteve, kundër dy personave do të parashtrohen padi përkatëse.
Data 23.09.2025
Aktuale
- Prezantohen drejtuesit e rinj të QSUT dhe FSDKSH, Anxhela Paparizo dhe Arti Papajani
- VLEN: BDI u përkul para Mickoskit, pa kushte dhe pa dinjitet!
- (VIDEO) RMV neutrale për Palestinën, Mickoski: Qëndrimi ndaj Gazës mbetet i njëjtë
- (VIDEO) Zgjedhjet lokale – Kandidatët takojnë qytetarët, u premtojnë shërbime më të mira
- (VIDEO) Vendimi për onkologjinë, Mickoski në dilemë për pagat e gjykatësve
- Jep dorëheqjen drejtori i QSUT, Florenc Spaho, ja kush e zëvendëson(EMRI)
- Toshkovski: BDI ka mundur në të kaluarën të zbatonte ligjin për uniformat e policisë
- Jep dorëheqjen drejtori i QSUT, Florenc Spaho