Gjithsej 23 aksidente kanë ndodhur në fundjavën e kaluar në rajonin e Shkupit.
Më 20 janar, kanë ndodhur 10 aksidente. Në katër prej tyre janë lënduar shtatë persona, prej të cilëve një këmbësor ka marrë lëndime më të rënda, ndërsa gjashtë aksidente kanë qenë me dëm material.
Tetë aksidente kanë ndodhur më 21 janar, prej tyre në katër lëndime më të lehta kanë marrë gjashtë persona, ndërsa tek të tjerat është konstatuar dëm material.
Më 22 janar është bërë ekspertizë në pesë aksidente, në tre prej tyre gjashtë persona janë lënduar lehtë, ndërsa dy janë me dëme materiale.
Gjatë tre ditëve të kaluar policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese për shkak të numrit të madh të shkeljeve. Shtatë drejtues i kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, 11 drejtues kanë kaluar në semafor të kuq, 24 drejtues i kanë drejtuar automjetet e tyre pa patentë shoferi gjegjësisht të paregjistruara, 12 drejtues gjatë drejtimit të automjeteve motorike nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose kanë përdorur celularin, ndërsa 85 automjete nuk janë regjistruar sipas rregullave.
Me ndihmën e automjetit special “karrotreci”, janë larguar 78 automjete.
Data 13.08.2025
Aktuale
- “Organet e shtetit janë të detyruara të zbatojnë vendimet gjyqësore”/ KAYO shkel Kushtetutën dhe Kodin Penal duke penguar gazetarët të marrin sendet e punës. Çfarë parashikon ligji dhe pasojat
- Ministria e Shëndetësisë: Procedura e punësimeve është ndërprerë për shkak zgjedhjeve, infermieret kanë kontrata deri në fund të vitit
- “Sulm i paprecedent”- Belind Këlliçi: Hakmarrja primitive ndaj televizionit News24 nuk njeh kufij!
- ASH: Aliut i kanë mbaruar gënjeshtrat – mashtrimi më i madh në histori me punësimet në Spitalin e Tetovës doli zbuluar
- Uzurpimi i godinës së Panoramës, përfaqësuesit ligjorë shkresë policisë: Të merren masa të menjëhershme për zbatimin e vendimit të Gjykatës! “’KAYO” dhe policia ushtarake pengojnë ekzekutimin!
- “Takim i ngrohtë dhe frytdhënës me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryqit të Kuq të Maqedonisë, dr. Sait Saiti”
- Moszbatimi i vendimit të Gjykatës/ Luçiano Boçi: Situata alarmante! SPAK të marrë të pandehur ‘Kambalen’ dhe uzurpuesit e tjerë të News24
- (VIDEO) Krerët e shtetit dhe të politikës: Marrëveshja e Ohrit tregon se shteti është i të gjithëve