Gjatë katër ditëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 31 aksidente, prej të cilave në 10 më lehtë janë lënduar 21 persona, ndërsa 21 aksidente kanë kaluar vetëm me dëm të shkaktuar material.
Policia rrugore të enjten kreu ekspertizë në 14 fatkeqësi komunikacioni. Në tetë prej tyre lëndime më të lehta trupore kanë marrë 16 persona, ndërsa gjashtë janë me dëm të shkaktuar material.
Siç informon për MIA-n inspektori i pavarur, Dragan Veljanoski, të premten është bërë ekspertizë në gjithsej katër aksidente me dëme të shkaktuara materiale.
Të shtunën është kryer ekspertizë në pesë aksidente, prej të cilave në një aksident një person është lënduar lehtë, ndërsa katër aksidentet e tjera janë me dëme materiale.
Edhe dje, është bërë ekspertizë në gjithsej tetë aksidente. Në njërin prej tyre katër persona janë lënduar lehtë, ndërsa shtatë janë me dëme materiale.
Gjatë katër ditëve të kaluara nga policia rrugore, janë sanksionuar 10 drejtues të automjeteve të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, tre drejtues automjetin e kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit, katër kanë kaluar në semafor të kuq, si dhe 25 drejtues e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë hasur edhe 43 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave.
Me ndihmën automjetit special karrotreci, gjatë këtyre katër ditëve janë larguar 25 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit motorik dhe të këmbësorëve.