Përsëri kthehen temperaturat e larta. Siç njoftojnë nga Enti për Punë Hidrometeorologjike, rritja e temperaturave do të jetë graduale nga dita në ditë, por kushte për reshje të shiut gjatë këtyre ditëve nuk do të ketë. Megjithatë kjo nuk do të zgjasë, pasi siç bëri të ditur meteorologu Boris Sekirarski në fundjavë rikthehen reshjet e shiut.
Boris Sekirarski, meteorolog
“Cikloni që solli reshje shiu dje dhe pardje në Maqedoni, tani janë në juglindje, nga ajo kemi vetëm vranësira për momentin. Vranësira do të zmadhohet edhe më tej gjatë ditës, ndërsa nesër do të kemi mot me diell, me vranësira por do të jetë më ngrohtë. Edhe më tej temperaturat e mëngjesit do të jenë të freskëta, ndërsa ditët në vazhdim era do të jetë më e dobët, fillimisht veriore e pastaj kah fundi javës era do të jetë jugore”.
Gjatë ditës së sotme priten temperature të larta edhe atë nga intervali 28 deri në 34 gradë, ndërsa në Shkup deri në 31 gradë. Sekirarski shton se duke filluar nga dita e premte moti pritet të jetë më i freskët dhe ashtu do të vazhdoj edhe gjatë fundjavës.
Boris Sekirarski, meteorolog
“Të premten pritet mot jostabil, përsëri në perëndim, por ende temperaturat do të jenë më së shumti deri në 36 gradë, kuptohet në juglindje. Gjatë fundjavës, së pari të shtunën edhe më tej do të ketë kushte për paraqitje të reshjeve të përkohshme, kurse të dielën pritet të ketë mot stabil”.
Nga dita e diell përsëri priten rritje të temperaturave.

