Gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 38
aksidente trafiku, nga të cilët në katër prej tyre lëndime të rënda trupore kanë marrë katër persona, në 19 aksidente lëndime më të lehta kanë marrë 36 persona, ndërsa 15 aksidente kanë kaluar vetëm me dëme materiale.
Siç informoi MPB-ja, të premten Policia e trafikut ka kryer ekspertizë në 12 aksidente trafiku nga të cilat në njërin prej tyre më rëndë është lënduar një shofer i mopedit, ndërsa më lehtë një person, në gjashtë aksidente më lehtë janë lënduar po aq persona, ndërsa pesë kanë kaluar vetëm me dëme
materiale.
Të shtunën është kryer ekspertizë në 13 aksidente trafiku. Në nëntë prej tyre lëndime më të lehta kanë marrë 15 persona, ndërsa katër janë me pasojë dëme materiale.
Dje është kryer ekspertizë në 13 aksidente nga të cilët në tre më rëndë janë lënduar një këmbësor dhe dy bashkudhëtarë, ndërsa më lehtë tetë persona, në katër më lehtë janë lënduar gjashtë bpersona, ndërsa gjashtë aksidente kanë kaluar me dëme materiale.
Gjatë fundjavës policia ka zbuluar dhe sanksionuar 98 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet be lëvizjes së automjetit, 15 shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit të cilët janë përjashtuar nga komunikacioni dhe 13 shoferë që kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit.
Janë sanksionuar edhe 65 shoferë që i kanë drejtuar automjetet e tyre pa patentë shoferi dhe të paregjistruar, gjashtë këmbësorë që kanë kaluar jashtë kalimit të shënuar për këmbësorë ose në dritë të kuqe të semaforit për këmbësorë, 16 shoferë të biçikletave me motor, mopedë dhe motoçikleta të cilët gjatë vozitjes në rrugë nuk kanë përdorur helmetë mbrojtëse në kokë, si dhe 108 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 132 automjete.
Data 17.09.2025
Aktuale
- “Mesazhe që mashtrojnë qytetarët me gjoba të rreme”- Reagon AKSK: Mos klikoni linkun dhe mos jepni asnjë informacion personal
- VLEN: MPJ e Bujar Osmanit, model klasik i shpërdorimit të parave publike
- (VIDEO) Nuk ka libra për nxënësit, LSDM kërkon dorëheqjen e ministres
- Qoku: Nga Gruevski te Vuçiqi, e tani Levica – rrugëtimi i rrezikshëm i BDI-së
- I moshuari nga Himara u dërgua i plagosur rëndë në spital, dyshohet se e goditi trokoja teksa po punonte në banesë!
- Piramida online “XUEX” në gjykatë, kamarieri promovonte investime mashtruese, reagon e ëma: Vetë ia dhashë lekët, i thashë luaji si gjithë të tjerët! Nuk e dinim që ishte e gabuar
- Mendi Qyra paralajmëron fushatë të civilizuar dhe qytetare pa ofendime ndaj oponentëve politikë
- Iu dështoi atentati dy javë më parë, arrestohet 47-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij (EMRI)