Pjesëmarrësit e Forumit Ekonomik të Diasporës i cili u mbajtë ditë më parë në Prishtinë, të udhëhequr nga kryetari i nderit të Rrjetit Global të Bizneseve të diasporës z.Lazim Destani dhe kryetarit të rrjetit z.Nazar Mehmeti , kanë vizituar edhe qendrën memorial ku është i varosur presidenti i parë i Republikës së Kosoëvës i ndjeri Ibrahim Rugova.
Sipas udhëheqësve të këtij rrjeti të bizneseve shqiptare në diasporë, me këtë , ata kanë dashur të shprehin mirënjohjen e tyre të thellë dhe respektin e lartë ndaj presidentit Rugova dhe veprës së tij.

