Gjatë 24 orëve në Shkup janë sanksionuar 41 shoferë për ngasje të shpejtë, gjashtë nën ndikim të alkoolit, 28 para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit dhe dy fillestarë, tregojnë të dhënat e buletinit të SPB Shkup.
Gjatë 24 orëve në Shkup kanë ndodhur gjithsej nëntë aksidente, prej të cilave në shtatë aksidente lëndime të lehta kanë marrë nëntë persona dhe në dy është shkaktuar dëm material.
Policia e trafikut ka lëshuar 132 gjoba për parkim të parregullt, ndërsa me automjetin special “karrotrec” ka larguar 87 automjete.
Nga trafiku janë përjashtuar edhe 20 automjete të paregjistruara, katër automjete teknikisht të parregullta dhe një automjet për mbingarkesë. Në ditë të kuqe ka kaluar një shofer, katër shoferë nuk kanë dhënë përparësi të kalimit të këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, gjashtë shoferë për parakalim të parregullt, tre shoferë nuk kanë dhënë përparësi të kalimit të automjeteve në zonën e udhëkryqit, shtatë shoferë nuk kanë përdorë kaskë mbrojtëse, gjashtë për mosmbajte të rripit të sigurisë dhe 17 kanë përdorë celular.
Janë sanksionuar edhe dy këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë.
Data 24.03.2026
Aktuale
- Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lumë – raportohet se është nga Peja!
- Të shtëna në Prishtinë, ka mbetur i plagosur një inspektor i IPK-së
- Baush: Kreditë duhet të shkojnë për investime, jo për shpenzime operative
- Shkurte Fejza reagon ashpër ndaj reklamës së krijuar me AI: Një thirrje për drejtësi!
- “Shkoj në Kosovë për hir të nënës” – hoxha zbulon fjalët rrëqethëse të Ilaz Brahimit para vrasjes tragjike
- Halili: Maqedonia e Veriut mbetet pas rajonit, me kapacitet institucional më të ulët se Kosova dhe Shqipëria
- Baush: Ulja e TVSH-së për derivatet e naftës është hap pozitiv
- DAP fillon me kontrolle në pompat e benzinës për respektimin e uljes së TVSH-së

