Gjykata Penale në Shkup, sot i ka shpallur fajtor dy të akuzuar në rastin Trust. Biznismenit Sead Koçan u dënua me gjashtë vjetë burgim, për vepër penale ‘’keqpërdorim të procedurës ndarje të marrëveshjes për furnizim publik”, përderisa i akuzuari tjetër, Vasilje Aviroviq u dënua me tre vite burgim. Nga akuza është liruar Safet Vatiq, sepse nuk është dëshmuar se ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej.
Prokurori i Speciales, Gavrill Bubevki ishte i kënaqur me vendimin dhe theskoi se për here të pare gjykata ka konfiskuar pasuri në bazë të demit që është shkaktuar.
Bëhet fjalë për parim-bruto të konfiskimit që me siguri do e bëjë parandalimin më të madh nga veprat e këtilla penale në të ardhmen. Pra, konfiskohet shuma e plotë e tenderit – tha peokurori Bubevski.
Gjykata kompanisë “Transmet” dhe “Sileks Nemetali” do t’u konfiskojë 17 milionë euro, gjegjësisht vlera e tenderit, i cili është fituar me dokumente të rreme për gërmim në “REK Bitolla”. Meqë kompania Sileks Nemetali nuk posedon pasuri, nga PSP njoftuan se mjete për konfiskim do t’i kërkojnë nga kompania kryesore.
Përveç dënimit me burg, Koçanit i është ndaluar tre vjetë të mos mund të ushtrojë funksionin si menaxher, ndërkaq kufizimi për Aviroviqin është të mos nënshkruajë marrëveshje për furnizime publike në emër të dikujt tjetër.
Avokatët e palës mbrojtëse, paralajmëruan ankimin e vendimit të gjykatës në gjykatën e Apelit./Almakos
Arbnora Memeti