Kryeministri Hristian Mickoski sot theksoi se Marrëveshja për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të jetë baza e ciklit investues, i cili do të ketë kornizë të përgjthshme prej pesë miliardë stërlina, gjegjësisht gjashtë miliarrë euro, ndërsa kushtet nën të cilat do të jenë të kapshme këto mjete janë më të mirat që dikush mund t’i ketë në treg.
“I njoh sepse tashmë negociohet me muaj dhe mund të them se janë më të mirët që mund t’i ketë në treg, por kjo ende nuk është përfunduar, nuk është përfundimtare edhe pse jemi afër zgjidhjes përfundimtare. Shumë shpejt prej sot edhe kjo do të publikohet, sipas Eurolibor dhe dy paramera fiks – periudhë mospagimi dhe një periudhë e gjatë shlyerjeje”, tha Mickoski.
Ai theksoi se marrëveshja e partneritetit strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të ndikojë pozitivisht edhe në vlerësimin e vendit për sa i përket kushteve për të bërë biznes.
“Të kesh një partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të thotë gjithashtu njëfarë sigurie politike plus, dhe kjo duhet të ketë ndikim pozitiv në agjencitë e vlerësimit dhe të gjithë ata që vlerësojnë kushtet për të bërë biznes në vendin tonë. Vetë fakti që në tremujorin e parë të këtij viti kemi një rritje të kredisë, pra të kreditimit si për ekonominë ashtu edhe për qytetarët, prej 13 për qind, që është gjashtë herë më shumë se e njëjta periudhë në Evropë dhe dy herë e gjysmë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar në vendin tonë, tregon se shpresa e njerëzve po kthehet dhe se besimi është këtu dhe se ata duan të investojnë dhe të bëjnë biznes me ne. Kështu që, ky është një kompliment për ne”, shpjegoi kryeministri.
Në pyetjen e gazetarëve për borxhin publik dhe shtetëror duke injektuar këto fonde në ekonomi, ai tha se pret që BPV-ja të rritet më shpejt se borxhi publik, gjegjësisht të ulë borxhin publik, sepse sqaroi se bëhet fjalë për investime kapitale, jo për huazim parash për shpenzime për transferta sociale.
“Në ndërtimtari, paratë qarkullojnë tre herë, kështu që nuk pres ndonjë implikim në ato parametra, veçanërisht pasi fatura e parë duhet të mbërrijë në vitin 2027. Do të kemi grejs periudhë kur të mund të zhvillohemi, të rrisim BPV-në tonë. Kështu që, në përgjithësi, ky është një moment historik për ekonominë dhe biznesin tonë”, thotë Mickoski.
Ai paralajmëroi transparencë në lidhje me projektet që do të realizohen me këtë partneritet strategjik dhe se do të ulet në tryezë me komunitetin e biznesit.
Një pjesë e parave do të jenë për investime në infrastrukturë, ndërtimin e një hekurudhe moderne mallrash dhe udhëtarësh me shpejtësi të lartë nga Tabanovci në Gjevgjeli, investime në kujdes shëndetësor dhe spitale të reja, përfundimin e projektit të Spitalit Klinik në Shtip, së bashku me ndërtimin e Fakultetit të ri të Mjekësisë, një konvikt studentor me kapacitet prej 200 shtretërish, ndërtimin e spitalit në Kërçovë, së bashku me një qendër shëndetësore, rindërtimin e Spitalit Klinik në Tetovë. Kontratat për këto investime do të nënshkruhen në ditët në vijim”, tha Mickoski.