Olivier Giroud do të luajë Europianin e fundit me Francën teksa edhe këtë herë pritet të udhëheqë sulmin e “gjelave”.
Megjithatë, konkurrenca në këtë repart është e ashpër pasi një vend si protagonist e kërkon edhe Marcus Thuram, sulmuesi që zhvilloi një sezon të madh me Interin.
Giroud, ka vetëm fjalë të mira për Thuram, edhe pse nuk harron faktin që ai është një interist.
“Konkurrenca me Thuram? Nuk e kam shumë të lehtë pasi ai është interist. Por, e kam si vëlla të vogël, kam folur edhe me të atin Lilian, ai ka vetëm fjalë të mira për mua.
Mes nesh ka shumë respekt, Thuram do të trashëgojë vendin tim në sulm dhe unë jam këtu për ta ndihmuar. Nuk ka konkurrencë mes nesh, herët ose vonë, të rinjtë do të nisin të luajnë më shumë”, u shpreh Giroud..