03 March
Pas përfaqësueses së BE-së Frederika Mogerini edhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Zagmar Garbriel ka kërkuar nga aktorët politik në Maqedoni qasje me përgjegjësi me qëllim dalje nga kriza politike e cila është shqetësuese dhe e rrezikshme. Në kumtesën e ambasadës gjermane në Shkup thuhet se krye diplomati gjerman Gabriel ka theksuar se Presidenti Gjorge Ivanov është duke vepruar në kundërshtim me vlerat demokratike. “Presidenti Ivanov është duke sprovuar liderin e opozitës me mandatin për formimin e qeverisë edhe pse ai ka siguruar shumicën parlamentare. Kjo është kundër vlerave demokratike dhe evropiane”, ka potencuar shefi i diplomacisë gjermane Zagmar Gabriel. Qëndrimet e Gabriel vijnë një ditë pas vizitës së përfaqësuese së BE-së, Frederika Mogerini e cila ditë më parë zhvilloi takim me të gjithë liderët politik dhe me presidentin Ivanov.
Alsat-M

