Në një intervistë inspiruese për emisionin Expansion në Almakos dhe Ora24, sipërmarrësja Gëzime Fejziu rrëfen rrugëtimin e saj drejt suksesit global. Ajo thekson se çelësi për të arritur majat në çdo profesion është investimi i vazhdueshëm në vetvete.
“Kam udhëtuar nëpër botë për t’u ndërtuar si grua, jo vetëm me ide të mëdha, por edhe me guxim për t’i realizuar ato. Suksesi nuk vjen vetë – ai fillon kur zgjedh të rritesh si individ,” u shpreh ajo.
Fejziu është shembull frymëzimi për shumë gra dhe të rinj që ëndërrojnë të bëhen liderë në botën e biznesit, duke provuar se vizioni dhe përkushtimi nuk njohin kufij.