Sot skadon mandati i kryetares së Prokurorisë Publike të Shkupit Gordan Geshkovska. Këshilli i Prokurorëve Publik akoma nuk ka marr vendim nëse Geshkovska do të vazhdojë të punojë edhe gjashtë muaj sa edhe zgjat periudha për zgjedhjen e kryetarit të ri, apo në vendin se saj do të emërohet prokuror i ri. Vetë Geshkovska kërkon t’i vazhdohet mandati, ndërsa Këshillit të Prokurorëve Publik si emër i mundshëm për vendin e saj i është propozuar Bisera Lazarevska. Megjithatë Lazarevska është e papranueshme për disa anëtarë të këshillit pikërisht për shkak të afërsisë së saj me kryeprokurorin Marko Zvërlevski.
Mbledhja e fundit e Këshillit të Prokurorëve ku edhe pritej të vendosej për këtë çështje dështoi pasi që kryetari i Këshillit Petar Anevski nuk arriti të sigurojë mbështetjen nga kolegët e tij. Sipas burimeve të Alsat M brenda Këshillit, për vazhdimin e mandatit të Geshkovësk, Këshilli i udhëhequr nga Petar Anevski akoma nuk ka marr mendim pozitiv nga anti-korrupsioni.
Alsat M tashmë publikoi se në lojë janë dy skenarë rreth Gordana Geshkovskës. Një mundësi është që ajo të mbetet si shefe e prokurorisë themelore të Shkupit edhe gjashtë muaj derisa zgjatë procedura për zgjedhjen, ose vendin e saj pas 15 majit ta zë zëvendësja e saj. Geshkovska ishte pjesë edhe e bombave të opozitës.
Audio bomba
“Alo. Gorde, çfarë bën?
Ja, në Qeveri.
A mundesh një minutë?
Mundem,mundem, ja tani do të dal.
Shiko, nesër duhet të zgjidhen, do ta zgjedhim Gordana Geshkovskën, e di këtë.
Aha, po, po, e di për atë që u morëm vesh.
Dhe duhet të zgjidhet një prokuror publik në Prokurorinë publike në Shkup.
Mbledhja e radhës ë Këshillit të Prokurorëve Publik është caktuar për më 16 maj, mirëpo Alsat M nga burime të sigurta mëson se një mbledhje e tillë nuk do të mbështetet së paku nga nënkryetari i Këshillit të prokurorëve Arbër Isaku, pikërisht për shkak të mungesës së mendimit nga anti-korrupsioni.
Në rast dështimi edhe të mbledhjes së ardhshme të këshillit, mbetet që Geshkovska të vazhdojë punën ashtu edhe siç kishte kërkuar, përmbarimin e lëndëve të cilët i kishte nisur më herët e së fundit edhe zhvillimet e 27 prillit në Kuvend dhe presionet e saj ndaj kryeshefave të MPB-së që për çdo veprim të tyre të njoftojnë pikërisht Geshkovskën dhe jo prokurorët e lëndëve.
Pos zhvillimeve në Kuvend, Geshkovska është e njohur edhe për rastin Monstra. Ajo kërkoi dënime maksimale për të dyshuarit. Vendimi i saj shkaktoi protesta. Një pjesë e qytetarëve që protestuan para gjykatës për thyerje të dritareve të Gjyqit u dënuan me dy vjet e gjysmë burg. Geshkovska është e njohur për opinionin edhe për rastin e vdekjes së gazetarit Nikolla Mlladenov, si dhe rastin “Merimanga” në të cilin u dënua pronari i Televizionit A1, Velija Ramkovski.
Adrian Kerimi

