Analisti politik dhe gazetari Branko Gerovski në emisionin Arena në TV SHENJA tha se ka qenë e qartë se ky regjim, i cili ka udhëhequr në mënyrë autokratike me krim dhe korrupsion do të bie.
“Më 11 dhjetor populli vendosi për ndryshime. SHBA si çdo shtet tjetër para se gjithash i mbron interesat e veta. Interesat e tona të definuar me vendim të Kuvendit, përfshirë të gjithë partitë politike, edhe VMRO-DPMNE, çdoherë janë përcaktuar për aderim në NATO dhe BE. Maqedonia pres që për një kohë të shkurtë të bëj një hap para dhe në mënyrë që duhet bërë”, tha Gerovski, duke shtuar se megjithatë është për të ardhur keq që mandati nuk u dha më herët dhe si pasojë ndodhën ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

