Gërkovska potencoi se ambasadori holandez Dirk Jan Kop, i cili është mes pjesëmarrësve në konferencë, di shpesh të jetë kritik, sidomos në pikëpamje të reformave juridike dhe theksoi se kritikat e tij janë të qëndrueshme.
“Ai e di se në pjesën më të madh pajtohemi dhe gjithmonë diskutojmë të hapur dhe sinqerisht. Akoma më tepër nëse kemi parasysh se Holanda është e përkushtuar dhe mbështetëse e drejtpëtdrejtë e këtyre proceseve. Por, edhe në këtë rast do të them se pengesat në rrugë janë me të vërtetë faktor i fuqishëm për inerci të institucioneve. Pavarësia, mosvendosja, akumulimi i pakënaqësisë në opinion për shkak të ndjenjës së padrejtësisë është atmosferë e përkryer për rritje të ndikimeve jodemokratike dhe autoritare, të cilat mes tjerash e zvogëlojnë edhe mbështetjen për anëtarësim në BE dhe këtë duhet ta ndalojm së bashku me miqtë tanë evropianë. Do të përsëris, ky është proces që nuk ndodh vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon“, theksoi zëvendëskryeministrja.
Gërkovska tha se vendet e rajonit ndoshta janë to vogla, të vështira dhe të komplikuara, por siç potencoi, në këtë kohë të rrezikshme luftarake dhe të tmerrshme nuk guxojmë të lejojmë që orientimi evropian i shoqërisë sonë, që ka qenë pothjase aklamativ të shndërrohet në dezorientim me implikime të rrezikshme.
Ajo apeloi që të mos hiqet dorë para zhgënjimeve, të mos ndërpreritet mbështetja dhe së bashkua ta vazhdojmë luftën për siç tha, jetës më të mirë, më cilësore të të gjithë njerëzve në rajon në Evropën e vërtertë dhe të bashkuar.
Në një dialog rajonal ekspertësh shkëmbehen praktika dhe njohuri kombëtare që do të kontribuojnë në krijimin dhe miratimin e rekomandimeve që synojnë përmirësimin e kushteve në këtë fushë.
Pritet që të hartohet një dokument me rezultate të krahasueshme dhe propozime konkrete për politikat publike drejtuar aktorëve kryesorë në procesin e anëtarësimit në BE.
Konferenca është në kuadër të projektit “Le të sundojë drejtësia në rajon” i mbështetur nga Mbretëria e Holandës (MATRA), dhe me aktivitetet e saj për monitorimin e çështjeve të negociatave të mbuluara nga Klaster 1, synon të kontribuojë në reformat në drejtësi, siguri, parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe për çështje të tjera me rëndësi jetike për proceset integruese në BE në vend, në Shqipëri dhe në Serbi.