Nuk pajtohem se në Komunën e Qendrës ka një lloj “betonizimi”. Në të kaluarën ka pasur përpjekje për të ndërhyrë përmes të ashtuquajturve “moratorium” për ndërtimet, të cilin Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë në dy raste si antikushtetuese. Që nga ardhja ime kemi dhënë vetëm 35 leje ndërtimi, shumë pak në krahasim me kryetarët e tjerë. Ne jemi komuna e parë që çdo 6 muaj bëjmë një raport se sa, ku dhe çfarë lloj lejesh ndërtimi kemi dhënë. Në fushën e urbanizmit kam premtuar dhe e mbaj fjalën. Nuk do të lejojmë ndërtime, as nuk do të japim miratime për projekte që dalin nga ligjet, tha kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, në një intervistë për “Lokalno”.
Lidhur me pyetjen se si arrihet një “Qendër më e gjelbër”, kryebashkiaku thekson se gjelbërimi i Bashkisë është një nga objektivat programore në periudhën parazgjedhore, pasi ka diskutuar me qytetarët dhe ka përcaktuar se cilat janë pikat më kritike për gjelbërimin./Lajmi në koment.