Pushteti i ri lokal parashikon asfaltim të 45 rrugëve dhe ndërrim të rrjetit atmosferik dhe të kanalizimit në gjithë territorin e komunës.
Këtë sot e paralajmëroi kandidati për kryetar të komunës së Gazi Babës nga LSDM Boris Georgievski. “Për qytetarët e vendbanimit Straçincë të cilët nuk ka furnizim stabil me ujë parashikuam ndërtim të objektit të furnizimit të ujit i cili përfshin tubacion të ri në gjatësi prej 8 kilometra dhe dy stacione pompash. Në lagjen Hekuranë tërësisht do ta rikonstruojmë rrugën “Gemixhiska”, e cila tani nuk është e sigurt për lëvizje të automjeteve dhe këmbësorëve”, paralajmëroi Georgievski. Ai theksoi se rrugët “Pero Nakov” dhe “Bllagoj Stefkovski” do të rikonstruohen tërësisht dhe do të zgjerohen kapacitetet e kanalizimit fekal dhe atmosferik.