Dejan Georgievski nga Qendra për Zhvillimin e Mediave, në një intervistë për CIVIL Media, në pyetjen për gjendjen e dezinformimit dhe propagandën në vendin tonë, duke ju referuar mediave online, ndërsa si burim kryesor të dezinformatave thekson se janë rrjetet sociale.
“Propaganda ka ekzistuar gjithmonë dhe do të ekzistojë gjithmonë, kështu që as Maqedonia nuk do të mund të shmangte një situatë të këtillë në asnjë mënyrë, pra të mos ishim prekur nga propaganda ose nga qendrat e ndryshme të pushtetit që duan të shesin rrëfimet e tyre”, tha Georgievski.
Ai nuk konsideron se ka një zgjidhje të shpejtë në luftën kundër dezinformatave, sepse asgjë nuk ka ndryshuar në shkallë globale, përveç mundësisë së hapjes së kanaleve të reja, të pavarur nga çdo kontroll.
“Unë pres që mediat të ndjekin standardet profesionale dhe kjo është më e mira që mund të bëjnë në luftën kundër dezinformimit. Ajo që do të publikojnë duhet pararakisht ta kontrollojnë dhe kështu do të kontribuojnë më së shumti në raportim real për publikun”, thotë Georgievski dhe shton se nuk pret që partitë politike dhe subjektet tjera të heqin dorë nga ideja e përhapjes së lajmeve të rreme.
Ai shprehet se do të donte të mund të ndikonte në qendrat që janë burim dezinformimi, por këtë e konsideron një ide utopike.
“Një pjesë e madhe e përgjegjësisë bie mbi publikun. Unë jam përdorues tradicional i mediave, domethënë kam zgjedhur disa media të cilave u besoj, sepse mendoj se standardet e tyre editoriale dhe mënyra e punës që aplikojnë kontribuojnë në transmetimin e informacionit real dhe të mirëfilltë”, thotë ai.
Georgievski pret që të gjithë qytetarët të zbatojnë mënyrën tradicionale të përdorimit të mediave, por mendon se ndoshta edhe kjo është një ide utopike, sepse bëhet fjalë për liri të mendimit dhe bindjeve të gjithësecelit.
Biljana Jordanovska
përgatitur nga: A. Risteski
kamera dhe montimi: Samuel Debus/OK-TV Ludwigshafen