Gjykata Supreme nuk e shqyrton ankesën pasi që kemi që kemi argumente të fuqishme se lënda duhet të kthehet në rigjykim. Kështu deklaron avokati i të dënuarit për vrasjen e maturantit Angjel Petkovski në Gjorçe Petrov në vitin 2014, në lidhje me mosveprimin e Supremes për shqyrtimin e ankesës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit sipas të cilave i dënuari Naser Eshtrefi u dënua me 14 vjet burg.
“Rrymën elektrike ta shpiknim deri më tani do ta shpiknim se si do të prodhodhet. Kemi dërguar ankesë dhe bëhen të shurdhër. 3 vjet që të mos zgjidhet një lëndë e një karakteri, specifike dhe rëndësie të tillë e është përgjegjësi e skajshme. Duhet dikush të mbahë përgjegjësi se nuk mundet kaq gjatë të ruhet lënda në sirtar, askund në botë nuk ka arsyetim për veprim të tillë – kushdo që të jetë. Përpara fakteve edhe zotat heshtin, duhet të turpërohen. Kur kanë interes me urgjencë reagojnë. Këta nuk dinë çfarë të bëjnë pasi që jemi në të drejtë – kam argumente të fuqishme që nuk munden të kalojnë nëpërmjet tyre dhe tani përveç ta mbajnë lëndën në sirtar dhe të heshtin s’dinë çfarë të bëjnë. Dihet vendimi, duhet të rrëzohen të dy vendimet dhe gjykimi të fillojë nga e para, është e qartë” avokati i Eshtrefit, Angel Georgiev.
Prej kur është dorëzuar ankesa disa herë ka dërguar pyetje deri te Gjykata Supreme se deri ku është procedura e shqyrtimit të ankesës, por të njëjtët vazhdimisht kanë dhënë përgjigje të njëjtë.
Për dallim nga herët e kaluara, së fundmi na thanë se Gjykata Supreme njëherë e ka kthyer lëndën te Gjykata Themelore për shkaqe administrative, ndërkaq më pas është kthyer më 31 janar përsëri në Gjykatën Supreme. Për këtë Supremja nuk ka treguar edhe pse vazhdimisht i kemi pyetur se çfarë po ndodh me këtë procedurë.
“Ju informojmë se lënda administrativisht është kthyer në Gjykatën Themelore Shkupi 1 Shkup, për shkak veprimit sipas udhëzimeve të dhëna. Pas urgjencës së dorëzuar, lënda është kthyer në Gjykatën Supreme më 31.01.2018 dhe për të njëjtën ende po punohet”, thonë nga Gjykata Supreme.
Se është kthyer lënda nuk është i informuar as avokati i lëndës, Georgiev, i cili thotë se megjithatë, kanë pasur kohë të mjaftueshme që edhe prej 31 janarit të vendosin.
“Nuk jam i informuar se qenka kthyer lënda në Gjykatën Themelore dhe pastaj qenka rikthyer në Supreme, por edhe nëse është ashtu kanë pasur sa të mjaftueshme që të veprojnë”, thotë Georgiev.