Me kënaqësi të veçantë dua të ju njoftoj se komuna e Gazi Babës është shpallur komuna më e suksesshme në Republikën e Maqedonisë në zbatimin e përfshirjes.
Kjo mirënjohje vjen si rezultat i punës së përkushtuar dhe zbatimit të projekteve, programeve dhe aktiviteteve që synojnë përfshirjen e plotë të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore.
Jam i lumtur që angazhimi ynë për të ofruar qasje të barabartë në arsim për të gjithë fëmijët e komunës po zbatohet në praktikë dhe dëshmi për këtë është edhe kjo mirënjohje.
Dua të falënderoj Fondacionin e Fëmijëve Pestalozzi dhe Shoqatën “Hap Dritaret” me të cilat zbatuam në mënyrë aktive projektin Përfshirja e Fëmijëve me Nevoja të Veçanta Arsimore.