Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, gazetares së televizionit NOVA, Mençe Toçi i’a ka ndarë çmimin ”Jashar Erebara” për gazetari hulumtuese . Toçi këtë çmim e ka fituar për sotrjen ‘’Gjinekologu nëntë muaj e ka gënjyer pacienten se është shtatëzënë’’.
Çmim për storje më të mirë hulumtuese ka fituar dhe gazetarja e televizionit Telma, Snezhana Lupevska Sozen për emisionin KOD, kurse çmimi për arritje në jetë i’është ndarë gazetarit Lubomir Gajdov. Komisioni për këto çmime ka bërë zgjidhje në mes 25 storjeve hulumtuese.
Kryetari i SHGM Naser Selami, i uroi fituesit e çmimeve dhe theksoi se ata janë shembull se si duhet të duket një gazetar në vend të lirë dhe demokratik.
Me këtë aktivitet SHGM e ka shënuar dhe 72 vjetorin e ekzistencës./Almakos.com