Laris Gaiser, i cili paraqitet si autor i lajmit në gazetën italiane “La Verita” ku u publikuan video incizimet ku shihen dy të dyshuarit kryesorë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski- Boki 13 dhe Zoran Milevski- Zoki Kiçeec duke marrë para nga biznesmeni Jordan Orce Kamçev paralajmëron publikimin e incizimeve të tjera.
“Sot në “LaVerita” në pjesën e parë të tregimi tim, e cila dëshmon se si Bashkimi Evropian, pas mbështetjes për të ndryshuar regjimin në Maqedoni, duke përkufizuar sovranitetin e vendit, mbështeti krijimin e një Prokurorisë Speciale Publike (Katica Janeva) e cili jo vetëm që ndërhyn në politikë në mënyrë të jashtëligjshme,por edhe zhvat njerëzit! Një sistem mafioz që funksionon drejtpërdrejt nën kontrollin e politikanëve të rangut të lartë! Politikanë, të preferuar nga BE-ja dhe Sorosi. Maqedonia ka një problem të madh në rrugën e saj drejt BE-së … edhe BE-ja gjithashtu! Mogerini dhe Junker janë fajtorë për poshtërimin e një kombi të tërë dhe për mbështetje të gjithçkaje që është në kundërshtim me sundiumin e ligjit, një e drejtë për të cilën Brukseli pretendon me zë të lartë! Ditëve në vijim do të publikoj dokumente tronditëse për të cilat unë sinqerisht shpresoj se do t’i ndihmojnë Maqedonisë që të gjejë rrugën e saj drejt një demokracie funksionuese” shkruan Gaiser.
Loading…



