Emisioni “Vetëm e vërteta” që u transmetua të mërkurën në Kanal 5 vazhdon të jetë temë debati, ku në dialogun mes të ftuarit Ismet Ramadani dhe moderatorit Aleksandar Vidinovski, në studio ndërhyri drejtori i televizionit Ivan Mirçevski i cili kërkoi që Ramadani të lëshoj studion.
Ky veprim dhe fjalori i gazetarit dhe drejtorit u cilësua si albafobizëm nga shumë komente dhe analistë.
Gazetari Vidinovski sot në emisionin “Stadiumi” në Kanal 77, ka shpjeguar se çfarë ndodhi pas ndërprerjes së emisionit, përcjell Plusinfo.
Sipas tij, Ramadani ka qenë ai që i ka kërkuar falje dhe jo televizioni atij.
“Unë dhe Ramadani pas emisionit qëndruam gjysmë ore vetëm në dhomën tonë të njohur “dhoma e kuqe” dhe folëm për gjithçka që ndodhi. Natyrisht, unë u sulmova, u ofendova dhe ai më shpjegoi më vonë pse… Me Ismet Ramadanin biseduam në detaje, biseda përfundoi mirë dhe ai në dalje personalisht më kërkoi falje. Më lejoni të sqaroj, më kërkoi falje sepse praktikisht më bëri albanofob”, tha Vidinovski.