Edhepse ishte e paqartë, megjithatë Gazeta Zyrtare do ta publikojë vendimin se Talat Xhaferi është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit të Maqedonisë.
Në media spekulohej se do të ketë obstruksione edhe nga shtypshkronja e cila për dy ditë falimenton, por megjithatë shtypshkronja “Grafiçki ventar” ka vendosur ta përpunojnë numrin e fundit i cili do të botohet sonte te ata, pas çka Gazeta Zyrtare patjetër të hapë tender të ri në të cilin do të kërkohet shtypshkronjë.
Ndryshe ditë më parë Talat Xhaferi e njoftoi me shkrim presidentin e shtetit Gjorge Ivanov se është formuar shumicë parlamentare. Letra u konfirmua edhe nga Kabineti i Presidentit nga ku theksojnë se Ivanov do të veprojë konform Kushtetutës së RM-së dhe praktikës së vendosur.