Mediat e Maqedonisë të cilat mbështesin VMRO-DPMNE-në, vazhdojnë të shkaktojnë tensione dhe frikë, duke shktruar se në vend do të ketë luftë të përgjakshme- shkruan Tv Koha.
Gazeta maqedonase “Vecer” shkruan sot se “Krijimi i Shqipërisë Etnike është një rrezik që mund të sjellë një luftë të gjatë dhe të përgjakshme”.
Shkrimi është ilustruar me një foto ku shihet kreu i LSDM-së Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti me “plis” në kokë, duke arritur një marrëveshje me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Edhe mediat serbe, pro-qeveritare, kanë provokuar tensione me lajme që më vonë demantoheshin nga vetë subjektet e përmendura. Zaev akuzohet nga opinioni maqedonas për kinse pranimin e të ashtuquajturës “Platforma e Tiranës”