Një incident ka ndodhur në Kuvendin Komunal të Preshevës, gjatë kohës sa aty ishte duke u mbajtur mbledhja e rregullt, raporton Gazeta Express.
Në disa video që janë publikuar në rrjete sociale, shihet këshilltari nga radhët e PVD-së, Rinor Krasniqi, derisa e shkul nga vendi mikronin pasi që mbajti një fjalim.
“Kështu shancë me u mbajt mbledhje nuk ka”, tha ai nga foltorja dhe rrëzoi mikronin.
Kjo si duket provokoi një situatë jo të kënaqshme brenda Kuvendit.
Pas kësaj, Kryetari i Kuvendit, Sami Salihu merr vendim që mbledhja të mbahet në sallën e konferencave, derisa, ndërhyjnë edhe sigurimi./GazetaExpress/
Këshilltari i PVD-se shkakton incident në Kuvendin komunal të Preshevës, shkul mikrofonin




