Vedat Muriqi me shumë gjasa do të jetë i Fenerbahçes për edicionin e ardhshëm. Transferimi i sulmuesit nga Kosova mund të konkretizohet për 5 deri në 6 milionë euro. Vetë dëshira e Muriqit është që të luajë në Turqi.
“Më 11 janar, mund të transferohesha te Fenerbahçe. Fola me drejtorin tonë sportiv në Majorka, por ata nuk e dhanë lejen”, u shpreh Muriqi.
31-vjeçari po kalon një sezon ëndrrash në aspektin personal. Me 19 gola e tij është i vetmi që ndjek Mbapen që regjistron 23 gola në La Liga.
Majorka rrezikon rënien, pasi është 2 pikë larg zonës së ftohtë. Në rast se ekipi përfundon në kategorinë e dytë, largimi i Muriqit do të jetë thuajse i sigurt.


