Ministri për transport dhe lidhje, Goran Sugareski tha se afati për ndërtimin e gazsjellësit magjistral në Maqedoni është deri në vitin 2020. Ai, në intervistën e së dielës për Radio Evropën e Lirë ka folur për projektet e infrastrukturës, me fokus në ndërtimin e gazsjellësit. Ministri Sugareski foli edhe për problemet me ndërtimin e autostradave, rindërtimin e rrugëve lokale si dhe për investimet në infrastrukturën e hekurudhës.
“Ministria për transport dhe lidhje, së bashku me Qeverinë, planifikojnë që gazsjellësi magjistral të përfundojë në fillimin e vitit 2020. Kjo do të thotë se ne si ministri duhet të sigurojmë gazsjellës magjistral deri te çdo komunë, ndërsa gazifikimin dytësor duhet ta bëjnë komunat. Në pjesën e shpronësimit mbeten edhe 20 lëndë në pjesën Shtip – Negotinë, rreth 160 lëndë në pjesën Kavadar – Prilep – Manastir dhe rreth 700 lëndë të cilat janë duke u kryer në pjesën Shkup – Tetovë – Gostivar”, u shpreh Goran Sugareski, Ministër për transport dhe lidhje.