Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi realizoi takim me Vllado Gjerdovskin dhe Kire Babanoskin nga Zyra në Shkup e Qendrës së Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë (DCAF), si subjekt me të cilin Dhoma Ligjvënëse ka partneritet strategjik për projekte për zhvillimin e mbikëqyrjes parlamentare dhe të pavarur dhe për të reformuar sektorin e zbulimit dhe të sigurisë.
Në takim u diskutua për projektet e deritanishme të ndërmarra dhe për shkallën e realizimit të tyre, me theks në forcimin e vazhdueshëm të pavarësisë së Kuvendit dhe rolin e tij mbikëqyrës në sferën e sigurisë dhe të zbulimit.
Bashkëbiseduesit ndanë kënaqësinë për përfundimin e projektit të “dhomës së mbrojtur”, i cili pritet të vihet në përdorim së shpejti, pas përfundimit të procedurave të mbetura të pranimit teknik dhe akreditimit që janë në zhvillim e sipër.
Gjithashtu, u theksua nevoja e konstituimit të Këshillit për Mbikëqyrje Civile, në mënyrë që të arrihet mbikëqyrja efektive parlamentare dhe civile mbi sektorin e sigurisë dhe të zbulimit.
U theksua se në vitet e kaluara është forcuar pavarësia financiare dhe kadrovike e Kuvendit, duke theksuar se ky proces duhet të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme dhe në sferat e tjera të funksionimit të pushtetit legjislativ.
Data 26.09.2026
Aktuale
- Trëndafila të bardhë dhe një mesazh misterioz për Efi Dhedhes – kush fshihet pas kësaj surprize?
- Me fustan të shkurtër e çizme të larta, Adelina Tahiri lë pa fjalë fansat
- Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria i komunikon akuzën Elvis Shkambit
- Rritet urgjenca për zgjedhjen e Presidentit, Rrustemi: Ne kërkojmë konsensus
- Drejtësia ndërkombëtare: A është Kosova në rrezik të përsërisë fatin e Srebrenicës?
- Pikante në “Air Albania”, tifozët kërkojnë arrestimin e Ramës
- VIDEO/ Dy gola dhe spektakël, show i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë në 45 minuta
- “Sot Hamburgu, nesër Shkupi” – Mevlan Ademi thirrje për protestën e nesërme





