Ka përfudnuar takimi ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe liderit të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi.
Pas përfundimit të takimit Gashi i njoftoi mediat se për çfar kanë biseduar me kryeministrin dhe foli për mundësinë e përfshirjes së Lëvizjes BESA në Qeveri.
“Në vazhdën e takimeve me liderët e partive politike sot e takova kryeministrin e vendit, patëm një takim shumë të frytshëm. U dakorduam që brenda muajit mars është mirë të fillohen negociata që edhe BESA të jet pjesë e shumicës parlamentare, por do të mbetet të shohom në vazhdim se si do të rrjedhë ky proces, kryeministri ishte optimist se mund të arrihet ky qëllim, edhe ne kemi shfaqur gatishmëri që të ndihmojmë këtë proces”, pohoi Gashi./ Almakos.com