Afrim Gashi, shef i shtabit zgjedhor tek Lëvizja Besa në pres-konferencën e mbajtur për zyrtarizmin e koalicionit Aleanca dhe BESA, tha se ky akt është i dëshiruar nga të gjithë qytetarët shqiptar, shkruan Almakos
“Shqiptarët kanë pritur moti që partitë e reja ti zëvendësojnë partitë e vjetra, është një akt festiv, ftoj të gjithë aktivistët e Lëvizjes BESA që përpos votës të bëjnë ç ‘mos. Të jemi frytdhënës dhe që të jetë ky koalicion ai i cili do të mund të garojë edhe në të ardhmen dhe ta sjellim ndryshimin e shumë pritur”, tha Gashi para gazetarëve.
Të njëjtën gjë apeloj edhe shefi i shtabit nga APSH, duke theksuar se do të mundohen që me aktivistët dhe forcat e tyre ta ndihmojnë Lëvizjen Besa në komunat që garon në rreth të dytë.
Mevludin Imeri
Almakos.com