Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në një intervistë për televizionit Sitel, i është rikthyer sërish deklaratës së tij të dhënë për Radio Televizionin e Kosovës se “Kosova është atdheu i tij”, deklaratë kjo që shkaktoi reagime të shumta në opinion.
Gashi, mes tjerash shpjegon se gjuha shqipe ka tre fjali për atdheun.
“Ka vendlindja, mëmëdheu që në anglisht është ‘Motherland’ që nuk është në maqedonasit dhe ka atdhe kjo bukvalisht tregon se ku ke lindur. Kështu që, shihni, unë jam rritur në Shkup, kojshit e mi të parë kanë qenë maqedonas, gjuhën shqipe dhe maqedonase e kam folur njëkohësisht, unë nuk kujtojë se kur kam filluar të flas maqedonisht. Fqinjët e mi më së shumti kanë qenë maqedonas, unë jam rritur në ambient të tillë dhe nuk e di se si është të kesh urrejtje ndaj tjetrit”, ka deklaruar Gashi.
I pyetur se sa ai e donë Maqedoninë, Gashi tha se “po ta pyetni atë, nuk besoj se ka dikush tjetër që e donë më shumë se unë”.
“Por për shkak se kjo nuk mund të matet, nuk mundet ta vërtetojë se unë jam ai që e dua më shumë. Por nuk mendoj se mund të ketë dikush që e do më shumë se unë. Unë kam lindur këtu, çdo gjë që kam bërë në jetën time është këtu. Dëshirojë që ky shtet të jetë i avancuar, një nga më të mirët në rajon, kjo është ëndrra ime politike”, ka deklaruar mes tjerash Gashi.
Data 15.09.2026
Aktuale
- VLEN: Zgjidhet problemi i hapësirave në UNT, kampusi i ri prej 42 milionë eurosh sjell zgjidhjen përfundimtare!
- Rikthimi i mitologjisë politike në Serbi: Stojkoviq paralajmëron pasojat e vendimeve të Vuçiqit
- Zbulohet kronologjia e fundit e Giorgos Mazonakis: Çfarë ndodhi para vdekjes së tij
- QMK: Nuk ka zjarre aktive në Maqedoni
- Mot me diell, pasdite reshje shiu dhe erë e përforcuar – temperaturat deri në 30°C
- Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat, 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës
- Afrika e Jugut, 21 të vdekur në një sulm me makinë-bombë
- Gjykata e Lartë e SHBA bllokon Trump, bie plani për kufizimin e votimit me postë në zgjedhjet e mesmandatit



