Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe delegacioni që po viziton Republikën e Italisë u takuan me senatoren Ema Pavanelli, e cila është edhe kryetare e Grupit Bilateral për Bashkëpunim me Vendet e Ballkanit të Parlamentit të Italisë, dhe anëtarët e Grupit, pas së cilës u zhvillua takimi me Xhulio Tremonti, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Evropiane, Dhoma e Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Italisë. Në takim morën pjesë edhe anëtarët e Komisionit, si dhe me Xhilo Vinja, kryetar i Komisionit për Politikat e BE-së.
Në takime, Kryetari Gashi theksoi se marrëdhëniet dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Italisë kanë vazhduar për më shumë se tre dekada në një mënyrë të hapur, të ndershme dhe miqësore dhe pa çështje të hapura, të bazuara në miqësinë tradicionale, partneritetin e fortë strategjik dhe bashkëpunimin dhe mbështetjen konstruktive shumëvjeçare, si në nivelin dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh. Mbështetja e vazhdueshme dëshmon vizionin e Italisë për një Ballkan Perëndimor të integruar dhe të qëndrueshëm brenda NATO-s dhe Bashkimit Evropian, emëruesi i përbashkët i të cilit është një rajon i begatë pa konflikte dhe çështje të hapura.
Në takime, Kryetari Gashi u përqendrua në procesin e skriningut, i cili përfundoi me shumë sukses 2 vjet më parë, me vlerësime të larta nga Komisioni Evropian, dhe shprehu pritjen e tij që gjatë kryesimit polak me Këshillin e BE-së, të gjitha vendeve anëtare do tu dërgohet sinjali konkret dhe i qartë se fillimi i negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut është më se imperativ, si dhe vlerësim se çdo vonesë e mëtejshme në procesin e zgjerimit të BE-së do të thotë përkeqësim i mëtejshëm i situatës, gjë që do të reflektohet në aspektin ekonomik, energjetik, të sigurisë dhe politik.
Deputetja Llasovska iu referua kontributit të Republikës së Maqedonisë në politikat e BE-së edhe pse nuk është anëtare e BE-së, nga mbështetja gjatë krizës së migrantëve, përmes harmonizimit me politikën e përbashkët të sigurisë deri te bashkimi me sanksionet e BE-së. Në vend që anëtarësimi të bazohet në kontributin dhe përmbushjen e Kritereve të Kopenhagës, ai kushtëzohet nga kontesti dypalësh. Kjo kontribuon për një perceptim negativ të qytetarëve dhe për rënie të mbështetjes së tyre për anëtarësim në BE.