Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, mbrëmë ka realizuar takim me
banorët e Reçicës së Madhe dhe Vrapçishtes. Gjatë këtyre takimeve u fol
mbi rëndësinë e zgjedhjeve të 17 tetorit, ku veçmas u theksua që
shqiptarët tash e kanë momentin e fundit, që ta sjellin ndryshimin e
shumëpritur. Gashi në fjalën e tij para banorëve të Reçicës së Madhe
tha:”Fitorja e Vullnet Murselit në Tetovë, nuk është e rëndësishme vetëm
për qytetin e Tetovës, por është e patjetërsueshme për procesin e
ndryshimit nëpër vendbanimet tjera shqiptare”.
Duke folur për rëndësinë e zgjedhjeve Gathi vazhdoi duke shtuar,”Jam i
bindur se më 17 tetor duke rrethuar numrin 6 do të fillohet procesi i
ndryshimeve të mëdha”.
Gjatë tubimit në Vrapçisht të Gostivarit, kryetari Gashi kërkoi edhe
njëherë përkrahje për kryetarin aktual të komunës, Isen Shabani, duke
thënë:”Koalicioni Alternativa & Aleanca për Shqiptarët, me politik të
pastër para qytetarëve ofron kuadro profesionale, kombëtare dhe morale,
vlera të nevojshme këto për të sjellur ndryshimin e nevojshëm tek
komunat shqiptare në vend”, përfundoi Gashi.
Data 07.07.2025
Aktuale
- Muaji i parë i Aliut në Shëndetësi: “Vendosëm themelet për një sistem më funksional”
- Tragjedi në Gjorçe Petrov të Shkupit, nga zjarri humb jetën një person
- Kujdes me ushqimin, është koha e helmimeve!
- Mickoski: Zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 19 tetor
- Gjermania dhuron pajisje teknologjike për Policinë Shqiptare, Proda: Rrisin efikasitetin në detyrë
- Tentoi të trafikojë armë në Shqipëri, arrestohet 28-vjeçari nga Prizreni në pikën kufitare të Morinës
- Zgjedhjet e ardhshme lokale do të shpallen më 7 ose 8 gusht
- Arrestohet për grabitje të rëndë një i ri nga Negotina