Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, në intervistën dhënë për emisionin “Klan Debat” në TV Klan – Maqedoni, ka folur në lidhje me situatën politike në Maqedoninë e Veriut, zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut dhe ofertën zgjedhore të koalicionit Alternativa & ASH.
“Beteja politike zhvillohet në baza etnike. Beteja shqiptare është mes koalicionit AAA-ASH dhe BDI-së. Të tjerët janë angazhuar në bllokun maqedonas”, ka thënë Gashi.
Sipas Gashit, ndryshimi në kampin shqiptar vjen me koalicionin Alternativa & Aleanca për Shqiptarët.