Marrëdhëniet politike mes Kroacisë dhe Maqedonisë janë të shkëlqyera, ashtu siç është edhe bashkëpunimi ekonomik. Kështu u shpreh kryetari i Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, gjatë vizitës së tij tre ditore zyrtare në Shkup. Duke folur për rrugën drejtë anëtarsimit të vendit tonë në BE dhe problemet me të cilat përballet vendi, Jandrokoviq, tha se RMV mund të konsideroj në mbështetjen e Kroacisë.
“Republika e Kroacisë, është mbështetës i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë. E di që po përballeni me probleme, e di që antarsimi juaj në NATO u përmbush me pengesa dhe se ende po përballeni me probleme të caktuara në rrugën drejtë BE-së”, ka deklaruar Gordan Jandrokoviq, kryetari i Kuvendit të Kroacisë
Ndërsa kryetari i Kuvendit të RMV-së Afrim Gashi tha se asgjë nuk e ka lëkundur vendin tonë nga rruga drejtë antarsimit në BE.
“Asgjë nuk na ka lëkundur dhe nuk na ka devijuar nga vendosshmëria dhe prioriteti ynë në BE. Jemi të vetëdijshëm që kemi ende punë për të bërë, reforma për të zbatuar dhe çështje për të zgjidhur, por me aleatët si Kroacia dhe miq të tjerë të BE-së, besojmë fuqishëm se ky proces do të jetë i suksesshëm edhe për ne, ashtu siç ishte për Kroacinë”, ka deklaruar Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit të RMV-së. /SHENJA/
Data 09.04.2026
Aktuale
- Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për sot! Si do jenë temperaturat
- FBI arreston ish-punonjësin e SOCOM-it për rrjedhjen e informacionit të avionit F-15E të rrëzuar mbi Iran
- Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe personi që i shiti armën
- Shqipëria, sërish e humbur në garën e pagave, rajoni i kishte 30-50% më të larta edhe në 2025-n
- Shefi i Pentagonit: Baza industriale mbrojtëse e Iranit është shkatërruar plotësisht
- Shirat e dendur në Turqi vrasin 2 persona, përmbytjet rrëmbejnë makinat dhe shkaktojnë dëme serioze në infrastrukturë
- Trump paralajmëron Iranin: Forcat amerikane do të qëndrojnë “në vend” deri në zbatimin e “marrëveshjes së vërtetë”
- Rutte pas takimit me Trump: Presidenti është i zhgënjyer me aleatët


