Bisedimet për zgjërimin e koalicionit Qeveritar me Afrim Gashin dhe Bilall Kasamin do të vazhdojnë pas festës së Pashkëve. Asnjëra palë nuk thonë konkretisht nëse syrin e kanë tek Ministria e Drejtësisë me të cilën pas dorëheqjes së ministrit Bilent Sajili, drejton zëvendësi i tij Oliver Ristovski, por nuk flasin specifikisht as për ndonjë post tjetër. Momentalisht përgjigje konkrete për fatin e kësaj ministrie nuk japin as nga Qeveria.
Deputeti Fadil Zendeli, nga krahu i Bilall Kasamit, thotë se nuk ka hezitim nga Lëvizja BESA për përfshirje në Qeverisë, duke hedhur poshtë disa informacione që dolën kohët e fundit në mediat në vend, se ndërmarrjen e këtij hapi tashmë e kanë me dy mendje.
“Bisedimet do të vazhdojnë pas Pashkëve. Do të shohim se si do të rrjedhin, nuk themi se nuk pretendojmë që të përfaqësohemi në institucione, por ajo që kemi më me rëndësi është që kuadrot që do t’i ofrojmë të jetë profesional dhe denjësisht të realizojnë obligimet e tyre.”- tha Deputeti Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa, krahu i Bilall Kasamit.
Nga krahu i Afrim Gashit, thonë se e rëndësishme të merren vesh për parimet e bashkëqeverisjes, mënyrën e vendimmarrjes dhe përfaqësimin e denjë të shqiptarëve në Qeveri dhe në organet shtetërore, por shtojnë se momentalisht nuk ka diçka konkrete.
“Për ne si Lëvizje BESA është e rëndësishme të merremi vesh për parimet e bashkëqeverisjes, mënyrën e vendimmarrjes dhe përfaqësimin e denjë të shqiptarëve në qeveri dhe në organet shtetërore. Të gjitha çështjet tjera vijnë pastaj. Në këtë drejtim, kur të këta diçka më konkrete menjëherë do e ndajmë me opinionin”- thotw Orhan Murtezani, zwdhwnws i Lwvizjes Besa.
Kryeministri Zoran Zaev beson se deri më 15 prill do të plotësohen të gjitha vendet vakante në ekzekutiv.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com