Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, thotë se 30 shtatori është ditë e momentit të ri për vendin, pas së cilës nisin negociatat për aderim në BE dhe shansi për barazi të plotë të shqiptarëve në Maqedoni.
“Një “po” e fuqishme në referendum, nënkupton anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE, ku detyrimisht ne do të kemi kontroll ndërkombëtar, luftë kundër korrupsionit dhe mirëqenie ekonomike. Çdo kapitull që do të hapim me BE-në, do të jetë një mekanizëm që e kemi kërkuar prej viteve 90 si shqiptarë, andaj 30 shtatori është një shans që të hapim një derë, për të arritur barazi të plotë’’, deklaroi kryetari i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi.