Trajneri i Flamurtarit, Karlos Garsia, ka folur për mediat në prag të sfidës kundër Vorës, që do të luhet nesër në orën 16:00 në stadiumin e Laçit..
Tekniku spanjoll i vlonjatëve vlerëson kundërshtarin, por thekson se skuadra e tij kërkon fitoren e parë sezonale në Abissnet Superiore.
“Çdo ndeshje e radhës është e rëndësishme. Është një takim i vështirë por ne jemi gati.
Të gjithë lojtarët janë gati me dëshirë për të luajtur dhe fituar. Ne futemi në çdo ndeshje për të fituar.
E rëndësishme është që ekipi duhet të japë maksimumin.
Ne gjithmonë do të japim maksimumin. Kjo është e rëndësishme. Filozofia jonë është që ne gjithmonë të fitojmë. Ne jemi Flamurtari”, ka thënë mes të tjerash Garsia.