Ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Çarls Gareth, duke komentuar zhvillimet e fundit politike në vend rreth formimit të Qeverisë, tha se edhe pas rezultatit të zgjedhjeve nuk është zgjedhur akoma. Ai tha se partitë politike janë duke punuar për të formuar qeverinë dhe se gjërat do të varen prej zhvillimeve të bisedimeve partiake.
“Shumë gjëra do të varen prej takimeve të ardhshme dhe bisedimeve që po ndodhin. Situata ende nuk është zgjidhur, partitë punojnë për të formuar qeverinë dhe po shqyrtojnë të gjitha mundësitë në bazë të zgjedhjeve të 11 dhjetorit”, ka deklaruar Çarls Gareth, Ambasador i Britanisë së Madhe.
Garet këtë e deklaroi para fillimit të konferencës në lidhje me ngritjen e punësimit të të rinjve në Europë. Ai po ashtu është shprehur se do të bashkëpunojnë me qeverinë e ardhshme në drejtim të vazhdimit të reformave.
“Me qeverinë e re shpresojmë se do të punojmë me përkushtim në zbatimin e reformave”, shtoi më tej ai.
Ndërkohë, pas dështimit për formim të Qeverisë, dje reagoi edhe ambasada e SHBA-së dhe Komisioni Evropian, të cilët porositën forcat politike në vend që të vazhdojnë me bisedimet për formimi e qeverisë së re sa më shpejtë të jetë e mundur. Ndërsa, thanë se presin nga Qeveria e re që të zbatoj reformat urgjente prioritare dhe Marrëveshjen e Përzhinos që vendi të vazhdoj rrugën e tij drejt integrimeve euroatlantike.