
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Çarls Gareth, duke komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, tha se partitë politike janë duke punuar për të formuar qeverinë dhe se në këtë drejtim janë duke u shqyrtuar të gjitha mundësitë.
Shumë gjera, shtoi ai, do të varen prej takimeve të ardhshme dhe bisedimeve që po ndodhin.
“Situata ende nuk është zgjidhur, partitë punojnë për të formuar qeverinë dhe po shqyrtojnë të gjitha mundësitë në bazë të zgjedhjeve të 11 dhjetorit”, ka thënë Gareth.
Ai tha se do të bashkëpunojnë me qeverinë e ardhshme në drejtim të vazhdimit të reformave.
“Me qeverinë e re shpresojmë se do të punojmë me përkushtim në zbatimin e reformave”, tha Gareth, përcjell “SHENJA”.