Garë e biznesit për nxënësit e shkollave të mesme dhe kompanitë start ap (Get in the ring) do të mbahet sot në Shkup, në pritje të “Samitit të 6-të Maqedonia 2025”. Në garë inovatorët e rinj do të prezentojnë biznes-ide, ndërsa ekipi më i mirë i nxënësve të shkollave të mesme do të shpërblehet me 1.500 dollarë. Samiti dyditor, që do të hapet nesër, është paralajmëruar si platformë rajonale kryesore për ndarjen e trendeve të fundit botërore në biznes, investime, inovacione teknologjike dhe lidership të përgjegjshëm. Janë paralajmëruar debate në të cilat do të përpunohen praktikat më të mira të vendeve të vogla dhe të suksesshme ekonomike, shembuj për lidershipin e suksesshëm dhe inspirativ, teknologji të kohës së ardhshme, rëndësia e mediave dhe platformave, zhvillimi i Maqedonisë në qendër rajonale për teknologji të mençura, rëndësia e investimeve të huaja për vende si i yni, si dhe shembuj për teknologji “të mençura” dhe burime ripërtëritëse të energjisë.
Data 12.04.2026
Aktuale
- Inteligjenca artificiale po vjen në shëndetësi, a jemi të përgatitur?
- Studentët kërkojnë të mos flasin të tjerët në emrin e tyre
- Aksidenti tragjik, ky është i riu shqiptar që vdiq në Austri
- Mos ta bëjmë gjyqin vetë për gjuhën shqipe!
- Mbrojtësit e rremë të gjuhës shqipe
- VMRO kërkon sqarime nga Zaev dhe Filipçe për rastin “Daka”
- Filmi horror që “po ua prish mendjen” shikuesve: frika nuk vjen nga përbindëshat, por nga uji
- Kurti, bashkë me deputetë e ministra të VV-së, të pranishëm në varrimin e babait të Albulena Haxhiut

