Kandidati i PD në listën e hapur të koalicionit “Shqipëria Madhështore” në Tiranë, Ilir Alimehmeti, është shprehur i bindur se në zgjedhjet e 11 majit, PD do të marrë më shumë se 12 mandate në qarkun e Tiranës.
I ftuar në emisionin “LOG.” në News24, Alimehmeti theksoi se këto fjalë i thonë ose sepse nuk u dalin llogaritë, ose për të ndikuar para zgjedhjeve.
“Ju ftoj ju që këto “gojët e liga”, t’i ftoni pas zgjedhjeve dhe të na i thonë përballë arsyet pse po i përhapin këto lajme. I thanë sepse nuk u dalin llogaritë apo për të ndikuar para zgjedhjeve. Unë them se PD merr shumë më shumë se 12 mandate në Tiranë, të jeni të sigurt, edhe një javë ka mbetur, do flasim”, tha kandidati i PD në Tiranë, Ilir Alimehmeti.
Analizës së analistit Dritan Hila, se gara në Tiranë do të jetë e fortë, përballë Ilir Metës dhe Shpëtim Idrizit të cilët kanë partitë nga pas, Alimehmeti tha se projeksioni i tij është për fitoren.