Sot zhvilluam një vizitë në Shoqatën e Pensionistëve të Komunës së Çairit, ku u mirëpritëm nga kryetari i shoqatës, z. Rauf Hamidi – një figurë e respektuar që përfaqëson me dinjitet dhe përkushtim interesat e brezit të tretë në komunitetin tonë.
Së bashku me nënkryetaren e Komunës, znj. Sermine Purini, patëm kënaqësinë të bashkëbisedojmë me anëtarët e shoqatës, të cilët ndanë me ne shqetësimet, idetë dhe propozimet e tyre për një përfshirje më të gjerë dhe mbështetje institucionale më të qëndrueshme.
Vlerësojmë lart rolin që pensionistët kanë luajtur ndër vite në ndërtimin e shoqërisë sonë dhe mbetemi të përkushtuar për të krijuar kushte më të mira për dinjitetin, mirëqenien dhe pjesëmarrjen aktive të tyre në jetën publike të komunës.