Sahat Kulla është një nga zonat ku po realizohet një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore të këtij viti . Sot isha në terren për të ndjekur nga afër punimet për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit
dhe kanalizimit fekal dhe atmosferik
– një projekt kapital që do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së banorëve
.
Ky investim prej 1 milion euro po realizohet me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të programit “100 milion euro për komunat”. Punimet po zhvillohen sipas planit
dhe janë mirëpritur nga komuniteti lokal, i cili ka qenë mbështetje e rëndësishme në çdo fazë të projektit
.